Mesha e së dielës e u mbajt live në Facebook në Shkodër nga Arqipeshvi i Dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra.

Ai u bëri apel të gjithë qytetërve që të bëjnë durim në këtë kohë të vështirë dhe t’u përmbahen rregullave të institucioneve shtetërore për të qëndruar në shtëpi.

Kleri katolik theksoi se nuk është e lehtë të shkëputesh nga jeta sociale por theksoi se qytetarët duhet të jenë falenderues që janë mirë me shendet.

Lutjet e tij shkuan për ata që janë prekur nga koronavirusi duke treguar se së bashku do t’ia dalim.