Në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Bora Zemani.

 

Prej kohësh ajo është folur për një lidhje me Donald Veshaj dhe asnjë prej tyre nuk ka folur publikisht për këtë raport. Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur Borën për raportin me Donaldin dhe faktin që Bora ka vendosur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

 

“Nuk jam njeri që më pëlqen të flas për jetën personale, jam personazh publik, interesi publik duhet të jetë për punën që bëj, jo për jetën personale. Unë nuk dal me deklarata që ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj jetën personale. Njerëzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar e marrin vesh, unë nuk fsheh asgjë”,– ka treguar Bora.

 

Më tej, Dojna e ka pyetur se prej kohësh flitet që është me Donald Veshaj.

 

“Unë mbajta gjithë atë ligjëratë, njerëzit le të flasin, unë do vazhdoj ta bëj si të dua unë, me kë të dua unë, ti provoko sa të duash”,– tha Bora duke qeshur.