Një burrë në Kinë u çudit kur vendosi të vizitojë pronën që bleu një vit më parë.

 

Zhang Huwei nga Provinca Henan e Kinës qendrore vendosi të fillojë rregullimin e shtëpisë një vit pas ndërtimit. Pronari mendoi se asgjë nuk kishte ndodhur në shtëpinë e tij për 12 muajt e fundit, por ai gaboi. Ai gjeti një koshere të madhe grerëzash në dhomë, të varur në tavan dhe që e kishte zënë pjesën më të madhe të dhomës.

 

Fatmirësisht për momentin nuk pati grerëza në koshere sepse kishin ngordhur gjatë dimrit, duke lënë në shtëpi vetëm “mbretëreshat” që ishin në hibernacion (gjumë dimri).

PUBLICITET