Pasi Fevziu, doli dje në Sheshin Skënderbej dhe sensibilizoi gjerësisht mbarë popullin shqiptar, në ikje e sipër, u ndal në mes të sheshit, nga një besimtar mysliman, i cili i kërkoi me insistim të intervistohej.

Pyetja e parë e Fevziut, sipas rregullave që ka caktuar drejtori i shtetrrethimit, Edi Rama, ishte:

– Përse rri pa maskë?– Unë rri pa maskë, se për herë të parë, njëherë këtë sëmundje e hudhi Allahu…. Nuk duhet të kesh frikë një sëmundje kur e hudh Zoti, – u përgjigj menjëherë besimtari.

Këtu Fevziu u trash pak, rriti distancën sipas këshillës mjekësore, për këtë lloj koronavirusi dhe vijoi:

– Merr masat që mos të të zërë sëmundja!

Këtu besimtari u përqëndrua fort dhe dha këtë përgjigje:

– Ne Zotin do ta respektojmë siç i takon! I kena shumë gjona mangut, e lejmë Zotin anash edhe sëmundjet Zoti na i hudh, jo virusin, jo gripin, jo kancerin, tërmetin patjetër. Kisha një thirrje për të gjithë shqiptarët, me bo të gjithë duà (falje), me dal të gjithë në shesh. Ndryshe, po nuk i bëre duànë (faljen), nuk ikën virusi…

Këtu, ligjërata e besimtarit, arriti kulmin e vet. Dhe Fevziu u shtang, mbylli gojën duke e puthitur me maskën , uli mikrofonin dhe nuk tha asnjë fjalë për një kohë të gjatë.

Kjo është hera e parë, që kur emisioni “Opinion” nisi në vitin 1990 e ca, ku Fevziu humbi për herë të parë jo vetëm gojtarinë, por edhe gojën.

PS. Më poshtë ndiqni intervistën mes besimtarit dhe Blendi Fevziut.

/TPZ.al/Tej e këtej/

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftepaekspozuarit%2Fvideos%2F206958533885408%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”316″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>