Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit që janë ngritur pas masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.

 

Olsi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia, më 8 mars dhe sipas vendimit të qeverisë ai duhej të qëndronte i izoluar në shtëpi për të paktën 14 ditë.

 

Aktori shqiptar nuk ishte i pajisur as me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia, duke qenë në kundërshtim të plotë me urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese.

 

Policia e ka shoqëruar Olsin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë në marrjen ose përhapjen e Koronavirusit, sipas Gazetës Tema.

 

Kujtojmë se Olsi vetëm një ditë më parë ka publikuar një video në Instagram ku jep mesazhin se duhet të izolohemi por mesa duket ka qenë ai që i ka thyer rregullat.