Moderatorja Aulona Musta ka reaguar ashpër kur ka parë që shumë qytetarë vazhdojnë të dalin e të qëndrojnë në lokale pavarësisht se po bëhet vazhdimisht thirrje që të gjithë të vetëizolohen për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Dola pak për të bërë pazar dhe sinqerisht jam e shokuar. Vazhdoj të shikoj lokale plot me njerez. Çfarë lloj qeniesh janë këta? Më falni por jeni super idiotë, nuk di me çfarë fjale ta përshkruaj. Si vazhdoni të rrini tufa tufa ne lokale? Shoh 20 vjeçarë nëpër lokalë. Çfarë mu*in doni nëpër lokale? Pse nuk rrini në shtëpi? Nëse jeni të papërgjegjshëm për veten tuaj shkoni në… puna është që rrezikoni të gjithë të tjerët në këtë formë.

Policia t’i kapë zvarrë këta njerëz që vazhdojnë rrinë nëpër lokale se nuk merrni vesh dhe jeni të papërgjegjshëm! I them të gjithë copave të mishit që vërtet unë dhe shumë të tjerë po rrimë në shtëpi, por ju që dilni keni shumë probabilitet të infektoni njëri-tjetrin. Duhet të rrini në shtëpi ashtu si ne që të paktën mos të zgjasë pafundësisht, për muaj të tërë dhe mos të bëhet kaos si në itali”, shprehet Aulona.

Krah postimit, Aulona bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, vetëm nëse jeni të detyruar të shkoni në punë. Moderatorja shprehet se nuk është koha as për lokale, as për vizita dhe as për takime.

“Rrini ne shtepi-eshte urdheri! Ja se si rrine shqiptaret ne shtepi! Duke u mbledhur tufa, tufa nga liqeni. Po shijojne diellin! Kur me pyesnin para disa kohesh ndjekes te ndryshem ke frike nga Coronavirusi, i thoja jo. E para, sepse nuk doja te perphapja panik e stres tek askush. E dyta, persa kohe nuk kishte raste ne Shqiperi, ndihesha e sigurt dhe nuk doja te mendoja per rrezikun, pa e patur ate prane.

Tani qe rreziku eshte ketu, jo vetem per mua, por per te gjithe ne, dua te bertas me te madhe: KINI KUJDES! Po duhet te keni frike nga Coronavirusi dhe pasojat e tij! E kam te pamundur te mendoj qe persa kohe nuk po i ben dot ball nje vend i zhvilluar si Italia, per ne do te jete katastrofe e paimagjinueshme nese nuk ndjekim rregullat! . Higjiena eshte rregulli numer 1. Ama ne kete pike, numer nje eshte edhe rregulli per te qendruar ne shtepi. Mos dilni ne ambjente publike, vetem nese jeni te detyruar per te vajtur ne pune, per te bere pazar. Evitoni takimet. Vizitat neper shtepi te kusherinjve.

Nuk eshte koha. Mos t’ju plasi hic nese ofendohet dikush. Kuptoni qe edhe nese nuk prekeni ju personalisht nga Coronavirusi, sa me shume te prekur te kete, aq me shume do te zgjase agonia, aq me e veshtire gati ne katastrofe do jene pasojat ne cdo sektor te jetes. Mjaft me sjelle te papergjegjshme o shqiptar! Ruani veten se ju vjen andej nga s’e prisni! Rrini ne shtepi dhe mjaft livadhiset pa pike pergjegjesie”