MESAZHI SENSIBILIZUES I KAMIONISTIT NGA SHKODRA

Duket e situata në shtetit fshqinj të Italisë çdo gjë ka ndaluar dhe lëvizshmëria është tepër e vogël për te mos thëne 0.

Një shkodran qe banon dhe punon atje na ka dërguar një mesazh teksa na tregon detajet e situatës ne te cilën ndodhet aktualisht shteti italian.

Kamionisti nga Shkodra Edmond Ejlli tregon për shkoder.info, sa i përket pasigurisë si edhe friken qe ka nëse gjate punës që ai ushtron mund te preket nga ky virus dhe madje ne lidhje me ketë pjese ai tregon se mundohet edhe te mbaje distance me gruan dhe fëmijët. Për me tepër lexoni mesazhin e tij:

Mrm , punoj kamionist , udhëtoj çdo dite nga provinca e Cuneo për ne lombardi dhe anasjelltas, ne autostrada 90% e mjeteve që qarkullojnë janë vetëm kamionë , nuk na lejohet te kalojmë kufirin e komunës ku jetojmë pa një motiv shumë serioz , psh kur shkoj tek kompania ku punoj duhet te plotësoj një autocertificazione , ne te cilën duhet te deklaroj orën e nisjes dhe ku po shkoj dhe motivin . Janë të hapura vetëm farmaci, supermarkata .

Qarkullojnë fjale se do vije momenti se këtu do ndalet gjithçka asnjë lëvizje për 15 dite , pjesa me e madhe e njerëzve të thjesht këtu i dha rendësi vetëm pasi u rriten shumë numrat e të infektuarve dhe vazhdojnë .


Në një makine nuk lejohen te hipin me se 2 persona, nëse duhet të shkojmë në supermarket me “autocertificazione” dhe jo përtej komunës ku jetojmë .

 


Unë jam mire por gjithsesi duke punuar kamionist frika është e madhe sepse ka shumë edhe mosha të mesme që
?……

Por mundohemi te bëjmë kujdes dhe pasi le punën e mas temperaturën vetes dhe mbushem me fryme e mbaj 15 sekonda dhe nëse nuk kollitem apo ndonjë gjë tjetër, pastaj shkoj ne shtëpi , por për siguri i rri larg gruas dhe fëmijëve , jo vetëm doktorët e policet po punojnë pa u ndalur, por edhe kamionistët si puna ime pa orare …

Ju përshëndes dhe ju uroj fat të mirë të gjithëve

Edmond Ejlli

shkoder.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...