Gëzim në familjen e Jul Dedës, aktori i humorit bën dedikimin special

Aktori i njohur i humorit ,Jul Deda përveçse një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij është dhe një xhaxha për t’u marrë shembull.

 

Sot për Julin është një ditë e veçantë pasi më i vogli i familjes Deda feston ditëlindjen e tij të parë. Ka qenë Juli ai i cili nëpërmjet një fotoje mjaft të ëmbël në Instagram uron nipin e tij me fjalët më emocionuese duke mos harruar dhe humorin që e karakterizon. “Domenik 1 vjeç, zemra e xhaxha Lulit, u bëfsh 100 vjeç dhe vetëm suksese paç në jetë.

 

Ne të duam shumë o më i vogli i familjes. Tani lëri denglat por rritu i cik shpejt, se po të presim për kalçeto”, shkruan Juli në postimin e tij.

 

Menjëherë në llogarinë e aktorit kanë arritur komente uruese nga ndjekësit e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...