Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri më tani Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, të hënën, janë analizuar pesë mostra të reja dhe të gjitha kanë rezultuar negavtive.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë ditës së sotme, më 09 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për pesë raste të dyshimta në Covid-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Më 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, shpjegoi ky institut.

Nga 8 shkurti janë analizuar 62 mostra në lidhje me koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Kosova së bashku me Malin e Zi, janë vendet e vetme në rajon dhe të paktat në Evropë, që nuk janë prekur nga ky virus.

Marrë nga Koha.net

PUBLICITET