A e ke gjetur “princin e kaltër”? Si përgjigjet Grida Duma

Ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Duma iu përgjigj pyetjeve thumbuese të fëmijëve të vegjël.

 

Një ndër to ishte ajo e Skajlës, e cila e pyeti Grida Dumën nëse e ka gjetur “princin e kaltër”. Ish-deputetja tha se edhe “mund ta ketë gjetur” atë.

 

Skajla: A e ke gjetur “princin e kaltër”?

Grida Duma: Ti mendon për “princin e kaltër” vetë?

 

Skajla: Jo!

 

Grida Duma: Ti nuk mendon, por për atë njeriun që ti mendon se duhet të jetë si “princi i kaltër” si në përralla, se unë mendoj që nuk duhet menduar më për “princin e kaltër” për një gocë kaq fantastike si ti.

 

Gjërat vijnë vetë nëse ti je kaq shkëlqyese se do jesh një njeri i rëndësishëm ti me kaq talent sa ke, por atë ide që kemi ne për “princin e kaltër” në përralla, gjithsesi është mirë që secili prej nesh ta gjejë. Edhe unë mundet ta kem gjetur, por nuk duhet ëndërruar për këtë./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...