Pasditen e se henes ishte e programuar qe te luhej ndeshja Vllaznia-Partizani ne stadiumin “Loro Boriçi” ne Shkoder. Por me konfirmimin e dy rasteve te para me koronavirus ne vendin tone nje nga vendimet e qeverise dhe FSHF ishte qe ndeshjet te mos pezulloheshin por te luheshin pa tifoze kjo me qellimin e parandalimit sa i perket perhapjes se virusit.

 

Por ajo çka eshte vertete mberslenese eshte se pavaresisht vendimit te qeverise tifo grupi “Power 12” kane gjetur menyren e tyre per te mbeshtetur skuadren e zemres. Tifozeve iu eshte ndaluar ndjekja e ndeshjes ne stadium por kjo gje nuk i ka ndaluar ata qe jashte ambienteve te tij pertej kangjellave te therrasin e bejen tifo per ekipin kuqeblu.

 

Takimi mes Vllaznise dhe Partizanit eshte mbyllur me rezultatin 1-0 per shkodranet çka duket se nje pjese e merites se fitores jane edhe tifo grupi “Power 12” qe mbeshteten skuadren edhe ne keto momente ku çdo kush synon vetem te ruaj veten.

/shkoder.info/