Dashuria për jetën, forca dhe këmbëngulja për ta jetuar atë si gjithë të tjerët ishin në qendër të historisë që mbylli puntatën e kësaj të shtunë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Stelës e cila që në fëmijëri ishe diagnostikuar me spina bifida, një sëmu ndje e cila i kishte sjellë probleme në të ecur.

Familja e saj ishte përpjekur që Stela të shërohej dhe të ishte si gjithë të tjerët. Ata e kishin dërguar për kurim edhe në Greqi, por fatkeqësisht nuk kishte pasur sukses.

Pavarësisht kalvarit të vuajtjeve Stela nuk ishte dorëzuar, madje i’u kishte dhënë forcë dhe kurajo dhe prindërve të saj. Ajo gjithmonë kishte luftuar që të realizonte ëndrrat e saj, ku një ndër to ishte që të bëhëj këngëtare dhe të performonte në një skenë të madhe.

Për të realizuar këtë dëshirë të saj dhe për t’i thënë Stelës që do t’i qëndronte gjithmonë pranë, mamaja, Violeta kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Violeta i’u drejtua Stelës me këto fjalë: “Mami do të jetë gjithmonë pranë teje, por nuk e di se si të kam lënë që të jetosh vetëm. Në momentin e parë që nuk ndihesh mirë, unë do të vij direkte tek ti. Të dua shumë!”

Misionit të mamasë për të realizuar këtë ëndërr i ishte bashkuar edhe këngëtarja e mirënjohur dhe tepër e dashur për publikun shqiptar, Kida e cila ishte dhe një ndër artistët më të pëlqyer të Stelës. Kida e ndihmoi Stelën që të realizonte dëshirën që kishte, duke performuar së bashku me të hitin “Rikthejm na” dhe e ftoi që ta këndonin përsëri live në një nga koncertet e saj.

Top Channel

PUBLICITET