Ditën e sotme CNA.al ka publikuar një video të deputetëve të listave të kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, me gafat që ata kanë bërë në Kuvend.

 

Këtë video e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka kritikuar ashpër Bashën. Topalli bën përgjegjës liderin aktual të demokratëve për katandisjen e PD-së dhe i kujton të gjitha premtimet e pambajtura.

 

“Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave) karneval, tradhëtoi demokratët duke djegur mandatet e parlamentit, i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiak, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qëndrestarë, autoritete e kontribues,

 

shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, premtoi se nuk do dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqë kishte fituar me 85% ..dhe bëri sikur se mbante mend; premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër,

 

i doli zot listës së tij private, tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes. Boll është boll!”, shkruan ish-kryeparlamentarja.Topalli deklaron se me një drejtim të ri të Partisë Demokratike, Rama rrëzohet për pak muaj dhe vendi çlirohet nga 4 vetë, të cilët (partnerë të tij) e mbajnë peng.

PUBLICITET