Shkodër, Meta takon 90-vjeçarin në Postribë: Qeveria do të ketë frikë

Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Postribë ku ka zhvilluar një vizitë në familjen e Smajl Plangaj i cilki i është përgjigjur disa ditë më parë thirrjes së Presidentit në tubimin e 2 marsit.

 

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan përkrah videos se më 2 Mars ka nisur Pranvera Kuqezi për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

 

Reagimi i plotë:

Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj. Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.

“E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, “dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.

Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...