Një eksperte e shëndetësisë ka bërë gjeste në publik, të cilat edhe vetë tregonte se nuk duheshin bërë. Teksa mbante një konferencë për mediat, përballë publikut dhe e informonte mbi gjërat që nuk duhet të bënin në mënyrë që të mos infektohen nga koronavirusi, vetë ekspertja ka lëpirë gishtin.

 

Dr. Sara Cody nga Santa Clara në Kaliforni është pikasur nga kamerat teksa lëpinte gishtin e saj. “Mësoni si të mos prekni fytyrën, sepse shumica e viruseve shpërndahen kur ju prekni gojën, hundën dhe sytë,”- tha Cody dhe më pas guti gishtin në gojë.

 

Pamjet kanë bërë xhiron dhe janë shpërndarë në mënyrë humoristike nga njerëzit.Globalisht, autoritetet kanë konfirmuar mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200. Numri i viktimave në Itali ka arritur ditën e sotme në 197, ndërsa numri i të ifektuarëve ka shkuar në 3916.