6 marsi 2020 – praktikisht magjik. Ja cili është shpjegimi i ditës së madhe

Pse është një ditë e veçantë? Hëna e Re e së premtes, më 6 mars 2020, hyn zyrtarisht te Peshqit, shenjë e cila bashkohet me Neptunin. Hëna e re e këtij fillim marsi ka një ndikim shpirtëror të jashtëzakonshëm. Marsi dhe Saturni arrijnë pas kësaj dite një harmoni të jashtëzakonshme dhe nisin të shfaqin rezultate praktike.

Për këtë arsye nuk duhet të shqetësoheni për konfuzionin kësaj periudhe. Është një fazë kalimtare.

Hëna e Re e marsit, bashkohet edhe me asteroidin “Vesta”, gjë që rrit në mënyrë të ndjeshme seksualitetin dhe përkushtimin në çdo shenjë të Zodiakut. Edhe ylli “Achernar”, I cili lidhet me moralin dhe suksesin, pas kësaj date, ndriçon më shumë e merr më shumë dritë hënore.

Hëna e re inkurajon miqësinë, kiminë dhe bashkimet në çift që lidhen shpirtërisht. Kjo është një fazë e shkëlqyer e Hënës, sepse konsiderohet si magjike për realizimin e ëndrrave tuaja.

Çfarë kuptimi ka Hëna e Re?

Hëna e Re përfaqëson fundin e një cikli dhe fillimin e një cikli tjetër të ri prej 28-ditësh. Bashkimi Diell –

Hënë nënkupton një shpërthim të energjisë dhe iniciativave të reja. Kjo është një kohë ideale për fillime të reja, për të hapur një faqe të re, si edhe për të nisur projekte të reja. Gjithashtu, ju mund të ruani me fanatizëm sjelljet pozitive të së shkuarës, besimet dhe mënyrat e reja krijuese për të bërë progres.

Efektet e Hënës së 6 marsit do të zgjasin për plot 4 javë, deri në Hënën e ardhshme, e cila do të jetë më 5 prill.

Koha më e mirë për fillime dhe projekte të reja është gjatë dy javëve të para të ciklit hënor. Kjo fazë hënore e shkëlqimit do të zgjasë nga 6 marsi deri më mars, kur është Hëna e Plotë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...