Ne emisionin Kendo kengen time kantautori i njohur Redon Makashi eshte shprehur se si Mira Konci u be pjese e grupit te tyre ai ka thene se: “Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë, pranoi me kenaqesi ftesën.

 

Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “Ndoshta ishte dashuri” dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali.

 

Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ja bëjë të flas me Mirën. Një dy, një dy po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival tha, e rregulloj unë e fus me dy këngë.

 

E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë. Redoni këtë moment tashmë e kujton në spektakël dhe gjithashtu ai ka marrë edhe një palë këpucë të kuqe nga çifti Mira Konci dhe Shpëtim Saraci.

PUBLICITET