Një nxënëse e gjimnazit Janaq Kilica përfundoi në spital mëngjesin e sotëm pasi u ndje keq në ambientet e shkollës ku dje u hodh lëndë e dyshuar he lmuese.

Drejtorja e zyrës Arsimore, Yllka Beci gjatë tensionit të krijuar para shkollës tha se vajza ishte shtatzënë, por kjo deklaratë është mohuar nga prindërit e nxënëses, jashtë kamerave.

Yllka Beci: A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë.
Ardhja e ambulancës mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Janaq Kilica” ka shkaktuar frikë dhe pa nik të nxënësit dhe prindërit.
Si pasojë e probleme me frymëmarrjen dhe dy nxënës janë shoqëruar në spital me ambulancë.

Ndërkohë, në shkollë u krijua një situatë e tensionuar, pasi prindërit, në panik, kanë kërkuar që të marrin fëmijët e tyre.
Ata kërkuan informacion dhe përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa kërkojnë që të mbyllet shkolla, duke u përpjekur të futen edhe forcërisht në shkollë.

Video: