Aktorja Drande Xhaj ka rrëfyer momentet më të vështira në skenë. Mëngjesin e sotëm aktorja ishte e ftuar në Wake Up, ku tregoi se momenti më i dhimbshëm, ishte ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, duke shtuar se lajmin e mori vesh teksa ishte duke bërë prova në skenë.

Ai humbi jetën papritmas nga një atak në zemër dhe aktorja po bënte provat në teatër kur e morën në telefon dhe i dhanë lajmin e trishtë. Pas kësaj, aktorja për rreth 3 muaj qëndroi larg skenës derisa kolegu i saj e bindi të rikthehej për publikun. Drande u shpreh se kur u ngjit në teatër, filloi të qante ndërsa i duhej të qeshte.

“Kam shumë vite në skenë dhe nuk mund të shkëputemi nga problemet, hallet, humbjet. Momente të vështira kam pasur. Më i vështiri në jetën time ka qenë kur hum.ba bashkëshortin tim. Në maj bëhen 14 vite që është larguar nga jeta.

Atë natë që më vd.iq bashkëshorti kisha premierë, ai u nda nga jeta papritur nga një problem kardiak, ishte ndarja nga jeta e papritur, biletat ishin shitur të gjitha. Kisha provë gjeneralë në mëngjes kur më lajmëroi një i afërt që po e dërgonin me ambulancë në spital.

Menjëherë lashë provën gjenerale pa i thënë askujt. Ika dhe ai për një orë e gjysmë nuk ishte më. U anulua shfaqja. Për 2-3 muaj nuk shkova në teatër, kolegu Zef Deda erdhi dhe shkova në Vlorë për festivalin e estradave.

Çuditërisht kur dola në skenë të gjithë filluan të duartrokisnin dhe unë u befasova. Siç duket e kishin marrë vesh, mbështetja e tyre më bëri të bëhesha edhe më e fortë. Më e vështirë ishte kur u ktheva në Shkodër.

Kisha disa dialogje dhe për shumë minuta qava në skenë. Ishte e vështirë sepse materialet ishin me humor. Dhe të ktheheshe në humor nga një gjendje aq dramatike ishte e vështirë,”- tha aktorja shkodrane.

PUBLICITET