Dashi

Venusi do ta braktisë shenjën tuaj për të kaluar në atë të Demit. Ky është momenti i duhur për t’i shprehur ndjenjat personit që keni për zemër dhe për t’u marrë me disa çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj. Do të merrni gjithsesi përgjigje pozitive. E hëna dhe e marta do të jenë ditë me fat në aspektin profesional.

Demi

Ditën e premte planeti i dashurisë do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar fat. Ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për femrat e shenjës së Demit, që kanë ndër mend të martohen apo të bëhen me fëmijë. Qielli do të jetë me ju. Kini parasysh se do të ketë zvarritje në çështjet e punës, sidomos më datë 5 dhe 6 mars, sepse planeti Mërkur do t’ju kthejë krahët.

Binjakët

Java s’ka si të fillojë më bukur, sepse Hëna do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në aspektin e ndjenjave. Planeti Mërkur nuk do t’ju bëhet më pengesë. Përpara jush do të shpalosen mundësi të reja, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të punës. Në fundjavë do të ndiheni paksa nervozë

Gaforrja

Më në fund planeti Venus do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj. Gjatë javëve në vazhdim do të gjeni qetësinë shpirtërore dhe dashuria nuk do të duket më si një mision i pamundur. Edhe çiftet në krizë do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen. Më datë 5 dhe 6 do t’ju ecë mbarë në çështjet e punës.

Luani

Planeti Mërkur do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Pritet që të hasni vështirësi të shumta, sidomos në aspektin profesional. Do të keni gjatë këtyre ditëve shumë mosmarrëveshje me kolegët dhe eprorët. Edhe kur vjen puna te ndjenjat mund të lindin konflikte, sepse Venusin nuk do ta keni aleat.

Virgjëresha

Këtë javë më në fund do të merrni frymë të lehtësuar. Planeti Mërkur nuk do t’ju bëhet më pengesë. Keni pasur vështirësi në punë gjatë këtyre ditëve, por tani keni mundësinë të bëni marrëveshje me interes për ju. Ditën e premte Venusi do të kalojë në anën tuaj, duke ju dhuruar fat në dashuri dhe një fundjavë romantike.

Peshorja

Më në fund Venusi do t’ju përkrahë. Pas datës 6 mars gjithçka do të rregullohet. Kriza sentimentale që keni përjetuar gjatë javëve të fundit do të zgjidhet për mirë dhe ju së bashku me partnerin do të jeni më të qetë. Edhe fundjava do të jetë e mbarë, sepse Mërkuri do t’ju favorizojë dhe gjithçka do të ecë mirë në çështjet e punës.

Akrepi

Pritet që Venusi të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Do të keni mosmarrëveshje me partnerin, aq sa puna do të arrijë deri në zënkë. Disa çifte do të përjetojnë momente krize. Bëni kujdes edhe në aspektin profesional, sepse Mërkuri ndikon për keq dhe mund të hasni pengesa.

Shigjetari

Fillimi i javës do të jetë i vështirë, sepse Hënën do ta keni kundër. Mund të ndiheni nervozë dhe në humor të keq. Pas datës 4 mars situata do të jetë më e mirë. Mërkurin do ta keni aleat dhe ju presin surpriza të bukura, sidomos në aspektin profesional. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më me fat të javës.

Bricjapi

Më në fund Venusi do t’i buzëqeshë shenjës suaj. Edhe pse yjet ishin radhitur në anën tuaj dhe gjithçka dukej se ecte mbarë në aspektin profesional, gjendja e keqe shpirtërore nuk ju lejonte të shijonit suksesin. Ka ardhur koha që të gjeni qetësinë në krah të partnerit. Tani jeni gati që të bëni plane për të ardhmen. Bëni kujdes më datë 4 dhe 5, sepse Hëna nuk ju ndihmon.

Ujori

Këtë javë planeti Mërkur do të futet në shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e enjte, do t’ju ofrohen mundësi të mira, sidomos në aspektin profesional. Kurse në dashuri nuk do të keni fat. Në fundjavë Venusi së bashku me Hënën do të kalojnë në pozicion të pafavorshëm. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin.

Peshqit

Planeti Mërkur do të mbetet në shenjën tuaj deri më datë 5 mars. Bëni të pamundurën që gjatë këtyre ditëve t’u jepni zgjidhje disa çështjeve të punës, sidomos nëse shpresoni të merrni një përgjigje pozitive. Edhe planeti Venus do t’ju buzëqeshë dhe do të përjetoni emocione të forta. Bëni kujdes në fundjavë, sepse Hëna nuk ju favorizon.