Sonila Meço tregon bastin e vënë me Dritan Hoxhën: I thashë se e kisha ndarë mendjen, s’do ta përdorja…

Ikona e medias Sonila Meço ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora e cila ka folur gjatë për karrierën e saj në televizion”.

 

Ajo është rikthyer në kohë, në fillimet e karrierë së saj dhe tregon një histori kur ishte spiker në Top Channel dhe jepte lajmet pa lexuar fare në letër. Në atë kohë erdhën promterat dhe ajo nuk pranoi të jepte lajmet duke i lexuar në ekran, por i besonte më shumë memorjes së saj duke sfiduar çdo spiker tjetër.

 

Roza Lati: Qarkullojnë nëpër biseda gazetarësh që të është bërë një bast për promterin dhe ti ke sfiduar dhe promterin (ekran ku lexon lajmet). Si ka qenë e vërteta?

 

Sonila Meço: Më kujtohet që deri në vitin 2004 nuk ka patur promtera. Ne ishim në Top Channel, spikerat aty ishin jashtëzakonisht të mirë, studio ishte bashkëkohore dhe ishte ai qejfi që gjithë ajo studio e bukur dhe kemi një spikere që jepte lajmet pa letër etj etj dhe ditën që erdhën promterat, vijnë drejtorët, pronari edhe thanë, “Sonila më në fund mbaroi shkëlqimi jot, do jesh një si gjithë të tjerat, se deri tani je mbajtur jo memoria, jo letër etj etj, kështu që do fillojmë me promterin” thanë.

 

Unë i thashë ju do vendosni promterin, por unë e kam ndarë mendjen që nuk do e përdor. Ne ishim dy spiker që i kishim përballë kamerat, promteri ishte vendosur si një ekran i zi, i imi fikej automatikisht, tjetri qëndronte i hapur.

 

Drejtorët më thanë do biesh në sy shumë për keq sepse ai tjetri do ketë një vetësiguri shumë të madhe sepse ai lexon kurse ti do bësh shumë lapsuse. Unë thashë dakort e provojmë. E bëmë një audicion pilot, unë pa promter, kolegu me promter. U vu bast. Kishte ngecje gëk mëk tek ai që lexonte në pronter më shumë sesa tek unë.

Marrë nga OraNews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...