Alketa Vejsiu ka zgjedhur të veshë një kostum në ngjyrë pink, me një xhaketë të gjatë nën vithe dhe një palë pantallona të shkurtra, duke e shoqëruar me një palë atlete të së njëjtës ngjyrë me kostumin.

 

Moderatorja Alketa Vejsiu.

 

Por, të njëjtën veshje kishte edhe Xhemi Shehu në emisionin e humorit “Portokalli”. Me sa duket moderatoret kanë bërë ‘xing’ me veshjet, dhe Alketa Vejsiu ka zgjedhur ta veshë gjithsesi në programin e të hënës, “Në Kurthin e Piter Pan”.

Moderatorja, Xhemi Shehu.

 

Moderatoret, Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu u bënë pjesë e një debati virtual, pasi Vejsiu zgjodhi të ‘hakmerrej’ ndaj saj, duke i dedikuar një postim në revistën “Class”. Por, për një kohë të gjatë, Xhemi Shehu qëndroi e heshtur, duke preferuar të mos kthejë asnjë përgjigje. Megjithatë moderatorja e emisionit të humorit, Xhemi Shehu zgjodhi t’i jepte një përgjigje në emisionin “Ftesë në 5”, duke i kthyer në këtë mënyrë reston koleges së saj.