“Të fala mamit se është me PD-në”/Rama batuta me…

Në ditën e tretë të Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë, referuar një parafolëseje,

ku i tha të fala mamit, pasi është me PD-në, ku nuk munguan edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve.

“Me thënë të drejtën nuk isha përgatitur për të folur, se duhet të fliste mamica. Vajza që foli me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Mami sheh larg, por mami ka ngelur tek PD-ja,vajza duhet të vijë tek PS-ja. Ne e bëmë këtë kongres dhe patëm idenë që të ndahej në 3 pjesë. E para i kushtohej grave, e dyta i kushtohej të gjithëve dhe e treta të rinjve. Dhe pse flasim çdo ditë, në ekran nuk gjen vend, pasi prioritet kanë lajmet e rreme dhe kronika e zezë. Mediet në SHBA duhet të kishin në kryefaqe kronikën e zezë.

Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzve do t’u krijohej ideja që të mos dilnin më nga shtëpia se mund të vriteshin apo grabiteshin. Publiku kërkon të marrë ndjesi reale të vendit ku jeton. Përmes portaleve po preket shumë rëndë modeli i protagonistit, kjo ndodh edhe në botë, por tek ne është më e fokusuar. Këtu i shtohet protagonisti që vjen nga bota e krimit. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve”, tha kryeministri Rama.

Rama tha se FRESH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese, pasi sipas tij ato janëmë të mira se djemtë në këtë aspekt.

“FRESH-i nuk ka pse të të drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë. Të gjithë djemtë me mend janë shumë pak pa vajzat. Duhet t’i japim mundësinë vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur për të treguar se kush jam unë e kush je ti dhe kanë shumë më pak kohë për të krijuat klane dhe përçarje, të cilat djemtë i kanë prirje. Vajzat janë më të mira se djemtë edhe në shkollë”, u shpreh Rama.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...