Biznesmeni Sait Fishta, i prangosur në kuadër të operacionit “Mezhgorani” është sëmurur pa nisur ende seanca gjyqësore ku priten të jepen masat ndaj 32 të arrestuarve.

Dosja.al mëson se Fishta nuk ka dalë dot para gjykatës së Përmetit, gjatë seancës ku pritet të jepen masat dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranës. Biznesmenit do t’i bëhet me dije masa e sigurisë në spital.

Nga ana tjetër në pasi është shtruar në spital në Tiranë për arsye shëndetësore. Report Tv mëson se Fishtës do i komunikohet masa e sigurisë nesër në spital në Tiranë, ku u shtrua pas arrestimit.

Fishta akuzohet se për shkak të lidhjes miqësore që ka me Adil Alikon, në marrëveshje me të për të liruara dy djemtë e Alikos, ka kaluar në pronësi të Henri Çilit, me kontratë dhurimi dy apartamente në Velipojë, në vend të parave që do të merrte Çili për ndërhyrjen në dosjen e Alikove.

Një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klientit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Ndërsa vetë Henri Çili para Policisë i ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se ato janë tërësisht të manipuluara. Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë.

Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

(dosja.al)

PUBLICITET