Historia prekëse e 28-vjeçares: Këmbëve u gjuaja me grushta, por ky ishte fati im

Ditën e sotme rubrika “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” solli historinë e trishtë të Enkeledës, 28 vjeç. Enkeleda ka lindur me një problem në të dy këmbët, që i ka shkaktuar asaj vështirësi në ecje. Për familjen ka qenë e vështirë dhe gjithmonë janë munduar të gjejnë zgjidhje për problemin e vajzës së tyre, por pa rezultat.

Enkeleda në studio ka rrëfyer se kur ka shkuar në gjimnaz, ajo e kishte edhe më të vështirë, pasi bashkëmoshatarët e saj e paragjykonin dhe imitonin ecjen e saj. Kjo gjë e ka bërë të ndihet shumë keq, aq sa ka përjetuar depresion dhe filloi t’i bënte keq vetes së saj.

Enkeleda: Historia ime ka lindur bashkë me mua sepse në momentin që kam lindur jam diagnostikuar me lukstacion të këllkut, që është problem që shkakton çalimin në ecje. Në fillim nuk u kuptua, kam qenë vetëm 9-muajshe kur mami kuptoi se diçka me mua nuk shkonte, se mua më kërcisnin kockat. Duke qenë se isha e vogël, babi gjithmonë refuzonte të më bënte një radiografi, se nuk donte të më ndiqte me rreze.

Ardit Gjebrea: Ti e ke patur histori familjare këtë?

Enkeleda: Po familjare sepse prindërit e mi kanë të dy të njëjtin problem, por nga njëra anë, pra kanë vetëm njërën këmbë me probleme, kurse unë i kam të dyja.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte ndonjë mundësi operacioni, ndërhyrje?

Enkeleda: Jo babi vendosi të takonte një kirurg në Tiranë, por ai i tha se një ndërhyrje kirurgjikale për mua do ishte fatale, pasi kocka ishte duke u rritur dhe unë rrezikoja që në moshën 18-vjeçare të paralizohesha dhe mos ecja fare. Kështu që ata u dorëzuan më në fund sepse panë që nuk kishte asnjë zgjidhje për problemin tim. Ndërkohë që unë rritesha, prindërit e mi mundoheshin të më përgatisnin për problemin që unë kisha.

Ardit Gjebrea: Kur filluan problemet e tua?

Enkeleda: Problemet kanë filluar në momentin kur kam shkuar në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Enkeleda: Atje filluan të më paragjykonin, të më shanin, të më imitonin se si ecja, se si kërceja dhe aty jam ndjerë keq, (Qan). Nuk e përballoj dot, që shikoja moshatarët e mi, që më imitonin mua kur ecja.

Ardit Gjebrea: Sa e keqe është kjo gjë?

Enkeleda: Shumë, shumë e keqe! Isha vetëm 14 vjeç dhe çdo ditë përballesha me të njëjtin problem, me të njëjtat gjëra, fillova të ndihesha aq keq në atë kohë, sa kalova në depresion atë kohë dhe mendova t’i jepja fund jetës. Nuk e doja më jetën, por falë Zotit e mblodha veten edhe pse shumë vonë. Se unë mbyllesha në dhomën time, ngaqë rashë në depresion, filloja i gjuaja këmbët e mia me gru shte dhe thosha: Pse më pengoni të realizoj ëndrrat e mia? Pse nuk më lejoni të jem si të tjerët? Edhe Zotit i thosha pse më dënove me këtë problem? Por ky ishte fati im, vetëm pse në atë kohë e kisha të vështirë ta pranoja.

Në këtë periudhë të vështirë, personi që i ka qëndruar më afër ka qenë babai i saj, i cili e ka mbështetur dhe i ka dhënë kurajo dhe forcë për të ecur përpara.

Sot Enkeleda e ka thirrur në program për ta falenderuar, por gjithashtu ka dhe dy kërkesa që babai i saj do dëshironte t’ia plotësonte.

Enkeleda: Babi e bëra gjithë këtë, se ju keni qenë prezentë gjatë kohës që kam qenë me depresion edhe keni qenë forca që unë kam ecur përpara, vetëm për ju. Unë dua të them që mos më pengoni të vazhdoj ëndrrën që unë kam për muzikën. Ti ke kënduar vetë dikur dhe e di çfarë është dashuria për muzikën. Unë nuk dua të më pengoni dhe këtë dua të ma pranoni publikisht sepse në shtëpi nuk ju bind dot që unë të vazhdoj, ju thoni gjithmonë jo, jo, por mos më pengoni më që të vazhdoj muzikën. Dhe e dyta është që të ndalosh, qetësohu dhe mos kërko më punë për mua, i jemi lutur shumë personave, shumë dyer institucionesh janë mbyllur ku kemi trokitur. Tani dua të luftoj e vetme për t’ia dal mbanë, nëse jo në atë profesion diku tjetër, unë do ta gjej një vend pune. Mos kërko më punë për mua, mos ju lut më askujt.

Baftjar: Babi sa për punën, këtë mos ma kërko që mos fillosh punë sepse kemi 20 vjet me shkollën ta dhashë dhe nuk jam me atë që mos fillosh punë në zanatin që ke, me aftësitë e tua, megjithatë, për sa i përket muzikës ne kemi qenë shtëpi folklori, si vëllezër dhe motra. Atë e kam vetë pasion.

Enkeleda: Jam shumë krenare dhe mirënjohëse, për gjithë sakrificat që ke bërë, jo vetëm për mua, por edhe për motrat sepse je nga ata burrat e rrallë. Edhe pse 8 persona në familje ke bërë të pamundurën për të gjithë, s’ke ndarë asnjë nga fëmijët, ke luftuar kaq shumë, sa më shumë se çdokush e meriton që unë të bëja një mesazh. Nuk thonë kot, që nëse unë do gjej princin tim, ti babi do mbetesh gjithmonë mbreti im dhe kjo është shumë e vërtetë.

Burimi: tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...