Darka e Edi Ramës me Nexhmije Hoxhën. Çfarë i tha gruaja e diktatorit për shqiptarët ‘përtacë’ dhe Enverin

Pak kohë para ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ish-shefja e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe e veja e diktatorit Hoxha, është takuar me Edi Ramën, i tha Politiko një burim konfidencial.

Takimi është organizuar në formën e një darke, në të cilën kanë qenë të pranishëm disa personazhe të njohur. Ndërmjetësuesi që, asokohe shefi i Partisë Socialiste dhe ish-gruaja e shefit të Partisë së Punës të takoheshin, ka qenë miku i atëhershëm i Ramës, Koço Kokëdhima.

Gjatë darkës, ku ka qenë edhe Shkëlqim Cani, ish guvernator i Bankës dhe, me ardhjen në pushtet të PS në 2013, ministër i Financave, Nexhmije Hoxha i ka dhënë një porosi Edi Ramës që priste të vinte në pushtet në zgjedhjet e radhës.

“Shumë gjëra mund të bëni”, i është drejtuar e veja e diktatorit Ramës, ‘por nuk do të arrini kurrë t’i vini shqiptarët në punë”.

“Shqiptarët nuk e duan punën dhe ne (komunistët-shënimi i red.) ishim të vetmit që arritëm t’i detyronim t’i viheshin punës”, e ka përmbyllur Nexhmija.

Nexhmija, tregon burimi, ka thënë se nuk është e merakosur për trashëgiminw e Enver Hoxhës. “Nëse Ahmet Zogu ka një përmendore sot në Bulevard, dotë vijë koha që edhe Enveri të ri-dimensionohet”, ka shtuar ajo.

Edi Rama ka lidhje gjaku me Spiro Kolekën, një anëtar i nomenklaturës komuniste. Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Syri.net, ka thënë se Nexhmija Hoxha donte që kryetar i Partisë

Demokratike të bëhej Edi Rama. Sipas shumë dëshmive të protagonistëve të kohës, Rama pati bërë përpjekje të ofrohej me lidershipin e Lëvizjes së Dhjetorit dhe PD, por mbërriti me vonesë nga Greqia, dhe gjërat tashmë kishin marrë rrugë.

Rama u kthye nga Parisi në vitin 1998, me rastin e vdekjes së të atit, skulptorit Kristaq Rama, dhe mori një ofertë nga kryeministri i asokohe, Fatos Nano, që të bëhej ministër i Kulturës.

Nexhmija Hoxha ndërroi jetë para tri ditësh në moshën 99 vjeçare. Ajo ka mbajtur pozicione honorifike gjatë regjimit komunist në Shqipëri, duke drejtuar Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste dhe Frontin Demokratik, por është perceptuar gjithmonë si shumë influente te diktatori.

Në vitin 1992 ajo u burgos, kur vendi drejtohej nga një qeveri teknike, pas presionit të madh të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha, asokohe në koalicion me komunistët e kthyer në socialistë.

Pas daljes nga burgu ajo bëri një jetë të tërhequr, duke u shfaqur rrallë në intervista për gazetarë ‘të preferuar’. Megjithatë zonja Hoxha ‘e prishi qetësinë’ duke shkruar dy libra me kujtime. Në asnjërin prej tyre ajo nuk hoqi dorë nga ‘vija e Partisë’ dhe as u distancua nga krimet e të shoqit, Enver Hoxhës.

‘Nuk kam asgjë për t’u penduar’, tha ajo në një intervistë për Agence- France Presse në vitin 2008.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...