Një peshkatar dyshohet të ketë humbur jetën në detin Adriatik, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.

Ky është bilanci pas batosjes së një varke peshkimi si pasojë e dallgëve. Policia lokale sqaron se shtetasi I.B, rreth 48 vjeç, është nxjerrë në breg nga një prej familjarëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallëgëve pedaloni është përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mb.y.tur.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij.

PUBLICITET