Këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani është dita ditës në pritje për t’u bërë gjyshe nga djali i saj Hamzë, me nusen Gëzime.

Mirëpo, kjo nuk e ndalon Remzien të bëjë sërish këngë të reja dhe së fundmi, ajo po përgatitet të publikojë bashkëpunimin e saj më të ri me Fifin, qe do të kthehet padiskutim në hitin e verës që presim.

“Lart e Poshtë” ishte në sheshxhirimet e klipit të ri të Fifit dhe Remzies, ku gazetari Andi Vrapi ka zhvilluar një mini-intervistë me protagonistet e këngës.

Remzia ka rrëfyer se pret të bëhet gjyshe për afro 3 javë dhe familja e saj do të bekohet nga një mbesë.

“Për nja dy tre javë pres të bëhem gjyshe me një mbesë dhe shpresoj të shpëtojnë shëndoshë e mire!”, është shprehur Remzia për “Lart e Poshtë”.

Specialja e plotë, bashkë me intervistën e Remzies dhe Fifit do të publikohet menjëherë pas premierës së këngës.