Modelja seksi i shprehu dashurinë publikisht Robert Berisha nuk iu reziston dot fotove të fundit të Norës

Modelja e njohur dhe e komentuar shumë në media Jessica Kadiu, i befasoi të gjithë ku deklaroi se kishte qenë në një lidhje dashurie me Robert Berishën dhe i shprehu publikisht dashurinë këtij të fundit.

 

“Po është e vërtetë që kam qenë në një lidhje me Robert Berishën dhe nuk e kuptoj pse duhet të fshihemi sikur kemi bërë ndonjë krim. Unë personalisht mendoj se ka diferencë të madhe ndaj të mbajturit gjërat private dhe sekret. Jam shumë dakord që gjërat në një lidhje duhet të mbeten private por nuk mund të jem me dikë që më mban mua sekret.

 

Njerëzit do të gjykojnë gjithmonë dhe do të shajnë. Është diçka që nuk mund ta ndalosh. Personazhet publikë harrojnë se janë njerëz dhe kanë nevojë për dashuri dhe gjithashtu bëjnë gabimesi çdo njeri tjetër. E nesërmja nuk është premtuese, prandaj nuk mund të jetoj në gënjeshtër. Ndoshta e kam gabim por nuk dua t’ia di. Ne gjithmonë do të mësojmë nga gabimet.

 

Unë jam kjo që jam dhe nuk pse të fshihem nga askush. Robert, faleminderit për të gjithë dashurinë që më ke dhënë vitin e kaluar dhe do të doja shumë që gjërat të ishin ndryshe për ne. Kjo mënyrë jetese shkatërron shumë gjëra të bukura dhe kënaqësi në jetë. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne të jemi sërish bashkë. Edhe nëse nuk do të jemi unë dua më të mirën për ty. Të dua përgjithmonë. Xoxo…”, shkruan ajo në postimin e saj në Insatstory që më pas e ka fshirë.

 

Së fundi ish bashkëshortja e Robertit, këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar disa foto ku shfaqet shumë seksi dhe Roberti nuk i ka rezistuar pa i pëlqyer fotot e saj.

 

Ndërkohë komentuesit kanë vërshuar me komentet ku i kujtojnë këngëtarit se çfarë ka humbur. “Besoj që Roberti edhe në ëndërr të sheh”, i shkruan një prej komentuesve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...