Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu gjithmonë ka mbrojtur imazhin e vajzës dhe djalit të saj. Ajo ka respektuar fëmijërinë e tyre duke i mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Të pakta janë fotot që Alketa ka publikuar me fëmijët dhe në çdo pozë ajo është kujdesur për të mos zbuluar fytyrën e tyre. Kështu ka bërë edhe mëngjesin e sotëm, ku ka ndarë me ndjekësit e saj pamjen më të bukur me djalin.

Nëpërmjet një Instastory Alketa ka publikuar një foto të Lionel, ku sërish fytyra e tij nuk është ekspozuar. Mami Alketa krahas fotos shkruan: “Djali im është një burrë i vogël.Rreze drite.Zoti të bekoftë”.

Lioneli tashmë është rritur dhe padyshim është një yll si mami Alketa.

PUBLICITET