Dorian Puka, 25-vjeçari shqiptar që po vuan dënimin për vjedhje në burgjet angleze ka dhënë alarmin e sigurisë në këtë burg për shkak të postimeve që bën në rrjetet sociale, me foto nga qelia.

“Telegraph” shkruan se Puka tregon në rrjetet sociale, se sa lehtë e kalon jetën në burg dhe mburret me reputacionin që ka vënë. 25-vjeçari, me origjinë nga Laçi postonte foto nga qelia dhe bisedonte me miqtë e tij jashtë burgut, të cilët i dërgonin bekime m anë të komenteve dhe shanin shtetin.

“Hey je shumë i mirë, ti je bosi, të q*fsha shtetin,”- shkruhet në një prej tyre.

Telegraph shkruan gjithashtu se numri o të burgosurve që promovohen në rrjetet sociale nga qelia janë dyfishuar në katër vitet e fundit. Të dhënat e lëshuara zyrtarisht në bazë të ligjeve për Lirinë e Informacionit treguan se shërbimi i burgut kapi dhe fshiu 387 profile sociale vitin e kaluar, shumica prej tyre mburreshin se sa lehtë ia kalonin në burg dhe se si manipulonin situatën.

Ky nuk është rasti i parë, kur gangsterët shqiptarë janë tallur me sistemin e drejtësisë britanike nga prapa hekurave. Muaj më parë, “The Sun” ka bërë një artikull për shqiptarët e arrestuar në Britani, si anëtarë të bandës famëkeqe Hellbanianz dhe në teskt përshkruhet se si gangsterët postojnë në sociale, teksa ndodhen në burg.

Media ndërkombëtare shkruan gjithashtu se foto janë publikuar në llogaritë private në Instagram të Fabion Kuçit dhe Azem Dajçit, aktualisht duke kryer dënimin për vjedhje të rëndë në Scrubs Wormwood.

PUBLICITET