Pasditen e kësaj të enjteje gjatë emisionit “Rudina” në TV Klan ishte ftuar dentistja pediatre, Enida Petro. Ajo është një grua shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që është bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ishte vetë Arian Çani që e prezantoi Joanën, 3 javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit të sotëm, Rudina Magjistari vuri këtë moment, ndërsa Enida Petro tha se Çani e ftoi vajzën për shkak të pasionit të tij për teatrin.

PUBLICITET