Lapsusi i Ramës në Rusi, me kë e ngatërroi kryeministri Lulzim Bashën

Kryeministri Rama në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov theksoi ndër të tjera se raportet mes dy vendeve janë në nivele të ulta duke nënvizuar këtu edhe mungesën e takimeve mes zyrtarëve, sipas tij që nga koha e Stalinit.

Megjithatë ky konstatim i kryeministrit rezulton të mos jetë i saktë pasi ka një sërë rastesh ku zyrtarë të niveleve të larta të Tiranës dhe Moskës janë takuar.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm rus i kujtoi kryeministrit se në vitin 2004 ai ishte takuar me homologun shqiptar të asaj kohe dhe kishin nënshkruar një marrëveshje e cila sipas Lavrov ishte harruar.

“Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe.

Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Pas kësaj deklarate kryeministri Rama u përgjigj se komunikimi mes dy vendeve do të vazhdojë por duke bërë sërish një lapsus pasi tha se marrëveshja që Lavorov kishte nënshkruar në 2004 ishte me kreun e opozitës aktuale në Shqipëri, pra Lulzim Bashën.

“Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet ti mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”, tha Rama.

Lulzim Basha e mori detyrën e ministrit të Jashtëm në vitin 2007 ndërsa në 2004, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Rusisë u nënshkrua në Sergei Lavrov dhe Kastriot Islami, ministër i jashtëm në atë kohë për Shqipërinë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...