Ishte nje nder fshatrat me bizneset me te medha ne Shqipri, sot eshte katandisur si mos me keeq

Në Shqipëri zona të tëra, jo vetëm malore, por edhe afër qyteteve, po vijojnë të bra. ktisen nga popullsia, ndonëse kanë pasuri dhe investime të mëdha të vetë individëve.

 

Fshati “Andon Poçi” në Gjirokastër pak vite më parë numëronte rreth 40 biznese dhe 700 banorë, por tani ka vetëm një biznes dhe rreth 80 banorë.

 

Sipas banorëve arsyeja e mbylljes së bizneseve prodhuese është mosmbrojtja e prodhimit vendas përmes politikave qeveritare. Disa ferma blektorale, të përpunimit të qumështit, madje edhe njësi për riciklimin e mbetjeve që u hapën pas viteve nëntëdhjetë në fshatin “Andon Poçi” tashmë janë mbyllur dhe sipërmarrësit janë larguar sërish në emigracion.

 

Vilat e banimit në vlerën e disa qindra mijë dollarëve, pothuasje janë brak. tisur, ndërsa banorët thonë se të rinjtë nuk kthehen për të jetuar në fshatin ku investuan kursimet e emigracionit.

 

Sipas banorëve, zona megjithëse ka pasuri të mëdha po braktiset prej mungesës së sigurisë për të ardhmen. Ky fshat në Luginën e Drinos është edhe nga zonat e rralla në Shqipëri ku një pjesë e madhe e banorëve vuajtën bu. rgjet dhe perse. kutimet e regjimit komunist.

 

Një memorial në qendër të fshatit përkujton dhjetëra persona, familjet e të cilëve u internuan dhe u perse. kutuan në kampet që regjimi komunist ngriti në zona të ndryshme të Shqipërisë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...