Këngëtarja Samanta Karavella ka qënë e ftuara e sotme në emisionin “Treshat”, ku edhe ka folur lidhur me jetën e saj dhe karrierën.
Pas intervistës, Samanta ka marrë pjesë në skeçin me dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët për këtë herë ishin regjizorët e klipit të saj të ri.
Në “klip” ka marrë pjesë edhe Romeo, që luante rolin e balerinit dhe kërcente me Samantën. Të dy kanë kërcyer në krahët e njëri-tjetrit, duke marrë edhe poza intime.
Ndërkohë Samanta ende nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të saj romantike, Romeo nga ana tjetër së fundmi është ndarë nga këngëtarja Jonida Maliqi.