Në qytetin e Shkodrës, invalidëve vazhdon t’I mohohet e drejta për transport falas. Dedë Gjergji është 79-vjeçari, I cili jeton në lagjen “Fermentim” si shumë të tjerë, pagesën e biletës së autobusit e ka detyrim ta paguajë. Sipas tij, kjo shkelje e të drejtave duhet të marrë zgjidhje.

Pritja e gjatë në stacionet e autobusit është një tjetër sfidë për të Dedën. Ai tregon se si shkak I vonesave të autobusëve ai ka humbur edhe orarin e vizitave te mjeku.

Përdorimi I taksisë është I papërballueshëm për 79-vjeçarin, I cili jeton me 150 mijë lek pension.

Ky nuk është rasti I parë I bërë public mbi transportin falas të personave invalid në qytetin e Shkodrës. Shoqata të shumta në mbrotje të të drejtave të invalidëve kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse t’I japin zgjidhje këtij problemi por deri tani nuk ëshët marrë asnjë masë.