Atletja Klodiana Shala mendon se njerëzit e ekranit duhet të jenë të kuruar, duke qenë pro kështu ndaj ndërhyrjeve estetike, por me “masë”.

 

E ftuar në “Shqipëria Live”, Shala po diskutonte për ndërhyrjet dhe në replikë e sipër me drejtuesen e emisionit, Erjona Rusi, mori si shembull Iva Alikon që e kishte ngjitur. Shala tha se nuk do e imagjinonte kurrë një spikere me buzët të fryra si Aliko.

 

“Ka disa profesione që njerëzit e ekranit duhet të jenë të kuruar. Jo që të fryhesh kështu si Iva, shpirti, të jetë një spikere ose ti si Iva, nuk do më pëlqeje me ato buzë”-tha Shala.