Teksa bota vijon të përballet me frikën dhe panikun që ka shkaktuar koronavirusi, një studente shqiptare e cila ndodhej në Wuhan të Kinës në kohën kur shpërtheu epidemia e virusit vd ekjeprurës, ka qetësuar qytetarët.

 

Bëhet fjalë për studentenSilva Doçi, e cila është rikthyer në Shqipëri, pasi u mbajt 14 ditë në një karantinë në Turqi.

 

Në një intervistë për “Fax News”, Doçi tregoi sesi e përjetoi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan me studentët e tjerë.

 

Ajo tha se së bashku me një grup studentësh u izoluan brenda ambienteve të universitetit ku studionin dhe u informuan se si të mbroheshin dhe kujdeseshin për higjienën personale.

 

Doçi shtoi më pas ajo u nis për në Shqipëri, por u mbajt në një karantinë për dy javë në Turqi, dhe pasi testi doli negativ, u kthye në atdhe.

 

Studentja apeloi që nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se higjiena personale është kryesorja.

 

Ajo tha:

Ditët e para filluam vetë karantizimin sipas rregullave që vendosi universiteti. Të qëndronim brenda, të mos shoqëroheshim me shumë njerëz, pastaj kontaktova ambasadën shqiptare që falë saj jam këtu me ju. U informuam, si do të mbroheshim, si do të kujdeseshim për higjenën personale, deri më tani nuk ka asnjë rast me të prekur nga koronavirusi. Ata që janë atje janë të shëndetshëm me sa di unë. Vetëizolimi ishte mënyra më e mirë, njerëzit janë të kufizuar në ambjentet e shtëpisë. Për të siguruar ushqime, ka një rregull që një person në vende të posaçme të dalë dhe marrë furnizime, ose ka një person nga një kampus pallatesh që merr porositë dhe ua dërgon nëpër banesa.

 

Tani nuk ka asnjë shqiptar me sa di unë në Wuhan, ishim katër dhe jemi kthyer në Shqipërio. Kam qëndruar 14 ditë në karantinë në Turqi, isha pjesë e grupit të studentëve dhe qytetarëve turq. Çdo gjë na vinte në dhomën e spitalit, na bënë disa herë kontrolle të vazhdueshme, dolëm negativ dhe u kthyem në Shqipëri. Është lajm shumë i mirë që ne nuk kemi asnjë rast, por Italia është afër dhe nuk i dihet. Duhet të ketë një sensibilizim dhe pranim të rrezikut, ekziston frika por nuk ka vend për panik, higjena personale është kryesorja, nëse nuk ka në vendet e zhvilluara një ilaç, nuk ka as në Shqipëri.

 

Ndodh kudo që informacionet e rreme të përhapen përmes internetit, por kjo nuk e ndihmon situatën. Informacioni është më i rëndësishmi, nëse ka maska normalisht duhet bërë përdorimi i tyre. Pashë që njerëzit nuk kanë gjetur maska në farmaci, ky është një problem, dhe gjithashtu nuk duhen rritur çmimet. Fakti që na gjen ne të papërgatitur, nuk do të thotë se jemi vetëm ne. Në Kinë prodhohen maskat dhe e gjeti pa maska.

 

PUBLICITET