Tha që i dilnin 400 mijë lekë në muaj, Alesia Bami flet ‘troç’: Çdo gjë e zgjidhim me një…

Ish-velina e Stopit, Alesia Bami tha dy ditë më parë se e kalonte muajin me 400 mijë lekë të vjetra, por Manushi nuk ja la mangut, duke i nxjerrë në pah veshjet e luksit.

Mirëpo pas një bisede të zhvilluar në rrjete sociale me ndjekësit virtualë, Alesia Bami është pyetur edhe njëherë, nëse vërtet e shtyn muajin me aq para: “Vërtet e shtyn me 400 mijë lekë muajin?”

Menjëherë ka reaguar ish-velina, që mesa duket paska qenë duke pritur për të dhënë një sqarim, pas lajmeve që ‘vluan’ ditën e djeshme mbi deklaratën e saj në rubrikën “Trotuar” në e “E diell”. Bukuroshja ka treguar se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj dhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thashë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “do na duhej” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, “dhe unë do mund ta kaloja” sepse di t’i menaxhoj të ardhurat e mia.

Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publike e kemi më të thjeshtë jetesën, pasi çdo gjë e zgjidhim me një tag në insta, pra për luksin që ju shihni nuk paguajmë asgjë, pasi bëjmë reklamime. Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjeshtë t’i rrisim vlerat vetes e të themi shifra të mëdha!”- shkruan Alesia Bami në profilin e saj në rrjete sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...