Mediat e huaja raportojnë se të gjithë të prekurit nga Koronavirusi në Vietnam janë shëruar. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit.

 

“New York Times” bën të ditur se të prekur nga koronavirusi ishin 16 persona të cilët tani janë shëndoshë e mirë. Një pacient i fundit nga Wuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi.