Nga urinimi i shpeshtë tek etja e vazhdueshme; Shenjat e sëmundjes së përhapur tek fëmijët që nuk duhen neglizhuar

Diabeti i tipit të parë dhe ai i tipit të dytë, janë sëmundje të ndryshme, por, të dyja ndikojnë në përdorimin e insulinës nga organizmi. Diabeti tip 1 , i cili më parë quhej diabeti i të miturve prek fëmijët dhe ndodh kur pankreasi nuk është në gjendje të prodhojë insulinë. Pa insulinë, sheqeri nuk mund të ‘udhëtojë’ nga gjaku në qeliza, prandaj niveli i i sheqerit në gjak rritet.

 

Simptomat e diabetit tip 1 te fëmijët kanë tendencë të zhvillohen me shpejtësi brenda disa javësh në ndryshin nga simptomat e diabetit tip 2 që zhvillohen më ngadalë duke kërkuar muaj ose vite për t’u diagnostikuar.

 

Sipas një studimi të vitit 2012 nga Diabeti U.K., vetëm 9% e prindërve ishin në gjendje të identifikoninë 4 simptomat kryesore të diabetit tip 1 e pas një viti kjo shifër ishte rritur në të paktën 14%.

 

Më poshtë janë të listuara shenjat e para të këtij problemi shëndetësore e nëse vëren ndonjë nga simptomat e mëposhtme bëjini një kontroll mjekësor fëmijës.

 

shikim i turbullt

uri ekstreme

fryma u vjen erë sikur sapo kanë ngrënë fruta

lodhje

 

urinimi i shpeshtë dhe etje

humbje peshe

Vajzat mund të zhvillojnë infeksion maja, ndërsa, humbja e peshës është shpesh një simptomë e zakonshme para diagnozës.

Shërimi i ngadaltë i plagëve ose prerjeve

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...