Në Itali është ndaluar një sasi e madhe me mbetje elektrike që do të silleshin në Shqipëri. Sipas asaj të bëhet e ditur janë ndaluar 25 ton mbetje elektrike.

E ditur bëhet edhe se ngarkesa e mbetjeve do të dërgohej nga deti në Shqipëri. Media italiane ‘’Corriere Adriatico’’ bën me dije se mes mbetjeve ishin dhe 205 makina larëse dhe 22 furra.

Por mes mbetjeje kishte edhe pjesë kompjuterash, transformatorësh, kondicionerësh.

Operacioni në fjalë është kryer nga Agjencia Doganore e Ancona dhe karabinierët e Anconas. Po ashtu është bërë e ditur se operacionet kundër kri mit mjedisor do të vazhdojnë në Itali.

Operacione të tilla ka pasur edhe në datën 4 shkurt dhe në datën 14 shkurt.

Kujtojmë këtu se vetëm disa ditë më parë një ngarkesë me mbetje të rrezikishme u ndalua në portin e Vlorës.