Mjaftoi që të shprehte simpati për të, dhe Lei Kraja ia doli dhjetorin e 2018-tës të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Brunia simpatike u shpreh atëherë se nëse Robert Berisha nuk do të ishte i martuar, asaj do t`I pëlqente që të lidhej me të.

 

“Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të shoëbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti”- ishin fjalët e saj.

 

Vetë Roberti e tregoi me stil se e konsideronte si një “motër“ e asgjë më shumë. Edhe Lei, në një intervistë të dhënë tani për “Bluetooth“ u përpoq të tregonte se marrëdhënia e tyre nuk I kapërcen kujfijtë e miqësisë.

 

“Besoj që tashmë është bërë shumë e qartë për të gjithë që kurrë s’kemi pasur diçka bashkë. Habitem realisht kur dyshojnë njerëzit. Roberti është një shok shumë, shumë i mire,” u shpreh ajo.