Kur të gjuajnë nga tastiera, këto janë mesazhet që çdo vajzë shqiptare ka marrë paktën 1 herë në jetë

Palestër, kafe me shoqet, mesazhe: ja bota fantastike dhe kaotike e grave. Në epokën e hiper marrëdhënies më të gjithë dhe gjithçka, ne vazhdojmë të jemi një lëmsh i paparë. Midis punës, shtëpisë dhe kohës (gjithmonë e më pak të lirë) kemi mësuar të koordinojmë çdo gjë: drekën me shoqen, thonjtë, nipin apo mbesën e në fund të ditës pak pazar për shtëpinë.

 

Në një xhungël urbane ku dhe Tarzani do kishte probleme me orientimin, bëhet gjithmonë dhe më e vështirë të gjesh ekzemplarë të faunës mashkullore, që të jenë interesantë ose të paktën të pranueshëm. Është një sfidë në të cilën, suspansa është e garantuar, ndërkohë që fundi i lumtur, më pak. Por, duke pare që jemi në epokën e internetit, rrjeteve sociale dhe aplikacioneve për takime, do të duhet që të kuptojmë vetë mesazhet që marrin nga gjinia e kundërt.

 

Ka vetëm një element që mund të na ndihmojë në këtë mision të vështirë, mesazhet që ai shkruan. Sot është e lehtë të mashtrosh për foton, prandaj duhet të bazohemi te fjalitë fillestare, për të kuptuar mënyrën e të qenit, shijet dhe problematikat që ka. Djallëzore, surreale dhe melodramatike –por të vërteta- ja mesazhet që ne gratë urrejmë plotësisht.

 

Ku je?/ Zakonisht është një mesazh që të vjen pasi ka kaluar mesnata, në një të hënë ose të martë të mërzitshme. Në këtë rast nuk ke shumë për të thënë. Mund të përgjigjesh të nesërmen në mëngjes duke thënë “Më fal, nuk e kam lexuar mesazhin, isha duke dëgjuar Aurela Gaçen, natën.”

 

Hey!/ Ky mesazh thotë njëkohësisht, shumë dhe asgjë. Duke parë që ka gra që po mundohen ta deshifrojnë prej shekujsh këtë mesazh, unë këshilloj ta injoroni.

 

Je e mBrekullueshme/ Po, nëse studion abetaren dhe gjuhën shqipe?Më nis një foto …/Këto pikat në fund tradhtojnë synimin dhe objektivin, që vetëm i rafinuar nuk është. Pyetje të tilla zhdukin interesin në mënyrë të menjëhershme dhe nuk meritojnë përgjigje.

 

Me trego ndonjë gjë për veten/Lotët deri në gju. Sugjeroji që të shkojë tek Botimet Living ku mund të marrë autobiografinë tënde, me çmim të reduktuar.

 

Pse bën kshu, je me ato?/ Ki kujdes, mbas ekranit mund të qëndrojë një i mitur ose i mangët. Koha që kalon për të deshifruar mesazhin është në përpjestim të zhdrejtë më tërheqjen e shkaktuar. Për këtë arsye je e lirë të braktisësh dhe chat-in.

 

A mund të jem i sinqertë duke të thënë që nuk shkruaj kurrë mesazhe të tilla ? Vetëm ta kuptojmë pak më mirë, çfarë dreqin je duke bërë këtu pra ? Ndoshta mendon të më bësh për vete me forcën e mendjes ? Studimet të shumta janë duke kërkuar të zbulojnë kuptimin e vërtetë të këtij mesazhi. Fatkeqësisht ende nuk kemi filtra të tillë apo bileta hyrjeje në rrjete sociale.

 

Do të vish të më japësh pak dashuri?/ Nga seria ”mendoja që do gjeja të dashur”, por me sa duket gjeta një arush për Shën Valentin. Asnjë vajzë nuk kërkon një arush në vend të partnerit, edhe vetëm për një natë. Mendoni Di Caprion çfarë bëri për Rozën vetëm për një natë./NGA ZHAKLIN LEKATARI

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...