Në emisionin “Why Not”, Roza Lati ka inskenuar një skeç së bashku me Stresin. “Si ta bëjmë mizën balenë” titullohet skeçi në fjalë, ku reperi dhe moderatorja kanë rikrijuar skenën e arrestimit të disa kohëve më parë të Stresit, i cili në atë moment ndodhej në një dhomë hoteli, me një vajzë e cila nuk ishte e fejuara e tij.

 

Pikërisht kjo arsye e çoi atë drejt ndarjen me Kejsin, me të cilën kishte plane serioze për martesë. Qëllimi i Rozës, përveçse të rriste audiencën e saj, ka qënë edhe të jepte një mesazh sensiblizues ndaj publikut që të mos besojnë gjithçka që lexojnë në media, të cilat shpesh e zmadhojnë të vërtetën.

 

Por ajo që ka përfunduar duke marrë një leksion morali ka qënë vetë Roza, pikërisht nga ish e fejuara e Stresit, Kejsi të cilës nuk i ka pëlqyer aspak skeçi dhe mënyra se si ajo e ka realizuar emisionin.

 

Në një postim në instagram, Kejsi i ka vënë në pikëpyetje aftësitë prej moderatoreje të Rozës dhe e ka cilësuar atë si një person pa ide, që kërkon të tërheqë me çdo kusht vëmendje duke u tallur me vuajtjet e të tjerëve.

PUBLICITET