STOP – këtyre filmave turq, me të cilët po infektohen ekranet shqiptare

Nga Silvana Berki

STOP – këtyre filmave turq me të cilat i keni infektuar ekranet shqiptare, se po i shkatërroni femrat e reja shqiptare. Në vënd që ato të kërkojnë të jenë të pamvarura, të studjojnë e ndërtojnë jetën mbështetur fort në këmbët e veta, e nesër të bëhen model për fëmijët e tyre, kërkojnë burra që t`u sigurojnë pasuri, t`u blejnë shtëpi,

t`u sjellin paret në shtëpi, e këto të shëtisin dhe ta xhelozojnë njëra-tjetrën për jetën “e kamur” që bëjnë.

Si mund të hyhet në Europë me këtë lloj mentaliteti? Femra europiane është femër e pamvarur dhe mashkullin/bashkëshortin e ka shokun e zemrës, me të cilin ka vendosur të ndërtojnë një kështjellë lumturie sëbashku, jo kështjellë dhimbjesh.

Media dhe Televizori ka një ndikim shumë të madh në zhvillimin dhe rrjedhën që merr mentaliteti i një kombi. Ndaj kujdes çfarë po mbillet! Mentaliteti oriental i kësaj natyre që pashë kësaj here, nuk është drejt perëndimit.

Nëse kërkohet shtegu i perëndimit, duhet punuar në të gjitha aspektet, sesi arrihet në radhë të parë psikologjiisht në atë liri të pastër shpirtërore. Nuk ka edhe andej edhe këtej, e me hëngër sa të mund nga të dy palët, se ashtu ngel pa asgjë, dhe askushi.

Ne si popull gjithmonë kemi vuajtur vetëm për një gjë: asnjëherë nuk kemi ditur ç’ka duam, sepse po ta dinim do të kishte qënë shumë e lehtë rruga, që na çon në destinacion. Më të sinqertë me veten.

Edi Rama ngre memorial turk që nuk ka lidhje fare me ne, thjeshtë për të përfituar diçka prej tyre. Enver Hoxha e puthte Hrushovin në buzë si rusët, vetëm të gjente përkrahjen e tij.

A është e mundur ndonjëherë të mos uleni kaq poshtë, por në vënd të shndërroheni nga një racë në tjetrën, shtrëngoni me dinjitet rripin tuaj, sepse vetëm me djersën e ballit gjithçka zë vënd, e kështu jepni së pari ju

politikanët një model serioz dhe të drejtë në popull, sesi ndërtohet ekonomia e ndershme. Femrat shqiptare jane nga më të bukura në botë, por ky lloj mentaliteti e ka vendosur atë përpara një presioni shoqëror.

Ajo duhet të eci nëpër rrugë me një delikatesë fallse, të aktrojë kur flet dhe të vishet si kukullat – barbi. Edhe pse i dua shumë, nëpër sytë e tyre nuk pash as jetë as energji. Jepni filma televizivë europianë, të njihen qoftë edhe nëpërmjet ekranit me jetën dhe vlerat e rinisë europiane.

Miqësisht, Silvana

aktoretshqiptare.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...