Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata e ka nisur ditën e sotme me mendime të thella. Në disa postime në Instastory, këngëtarja ka publikuar foto me shprehje nga të cilat kërkon të përcjellë një mesazh.

 

Me anë të fjalëve dhe shprehjeve motivuese, Elvana u bën thirrje ndjekësv të saj që të mos bëjnë asgjë për rivalitet dhe mendjemadhësi por me përulësi dhe që secili ta çmojë tjetrin më shumë se veten .

“Mos bëni asgjë për rivalitet dhe mendjemadhësi, porm e përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se veten,”- shkruhet në një foto. “Le të ms lodhemi duke bërë të mirë, sepse po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet,”- shkruhet në foton tjetër.

 

“Njeriu i mirë e nxjerr të mirën nga thesari i mirë i zemrës së vet, dhe njeriu i mbrapshtë, nxjerr të mbrapshta nga thesari i keq i zemrës së vet, sepse goja e njërit flet nga mbushullia e zemrës,”- thueht në foton e radhës.

Vallë kush mund ta ketë lënduar këngëtaren që e ka futur në mendime të thella?