“Doli e tëra jashtë parashikimeve”, moderatorja e njohur rrëfen detaje nga ceremonia martesore: Kryetari më tha ju lutem mos shkelni barin

Moderatorja e njohur, Elona Duro ka qenë e ftuar tek Rudina për të rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe historia e dashurisë. Ajo zbuloi detaje nga ceremonia martesore me partnerin e saj dhe marrëdhënien që gëzon me të edhe sot.

 

“Një ceremoni në fakt që u shndërrua në dasmë. Shkova dhe bisedova me përfaqësues të Bashkisë, sigurisht mora këtë lejen dhe ftesën për ta realizuar dasmën atje. Më thanë që maksimumi 20 veta, por shto e shto dhe shkuam rreth 80 veta.

 

Ju premtova që kur të mbaronte ceremonia dhe do të largoheshim si njerëz të qytetëruar, ndërkohë që dasma zgjati deri pas mesnate. Kryetari i Bashkisë më tha: Ju lutem mos shkelni barin, por aty u kërcye dhe u këndua. Doli e tëra jashtë parashikimeve. E gjithë kjo u shndërrua në një festë të madhe për mua, një kujtim shumë i bukur. Isha shtatzënë, 4-muajshe”, rrëfeu Elona gjatë intervistës.

 

Lidhur me raportin me partnerin Duro tregoi se ka qenë dashuri me shikim të parë, ndaj dhe gjithçka tjetër, fejesa, martesa dhe fëmija kanë ardhur natyrshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...