Paralajmërimi i fortë i Koço Kokëdhimës: Ja çfarë ndodh nëse Ilir Meta del në protestë më 2 mars

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars pasdite. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit.

Kreu i partisë “Zgjidhja” paralajmëron se kjo lëvizje nuk do të zgjidhte krizën, nuk e kuron, por e rëndon edhe më shumë, duke rrezikuar zhbërjen e vendit.

Koço Kokëdhima shkruan:

“Kreu i shtetit ftoi sot popullin në datë 2 mars në një protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë së Ramës, të cilin e akuzoi për grusht shteti si dhe paralajmëroi një ‘besëlidhje’ me qëllim që institucionet në bulevard t’i kthehen popullit.

Qershorin e vitit të kaluar, ‘Zgjidhja’ e mbështeti vendimin e presidentit për të zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe deklaroi se duhej nisur urgjentisht një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale që vendi të dalë nga krizat ciklike dhe që

Shqipëria të mbajë zgjedhje të lira dhe me standarde. I kërkova personalisht presidentit gjatë takimit me të që të përdorte pozitën e lartë shtetërore, për të ndikuar mbi palët, me qëllim arritjen e një Pakti të madh Kombëtar, përmes të cilit do të reformohet sistemi politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Grushti i shtetit nuk janë këto episodet e vogla të kapjes së institucioneve të pavarura kushtetuese nga qeveria.

Janë vetëm vazhdimi. Puçi u bë me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, që shkatërruan liritë republikane me kapjen e shtetit nga kryetarët e partive. ‘Zgjidhja’ ka kërkuar që të drejtat e uzurpuara prej tyre t’i kthehen popullit

dhe institucioneve kushtetuese me anë të amendimeve të reja kushtetuese që do mundësojnë reformimin e sistemit politik të Shqipërisë dhe vendosjen e një demokracie funksionale.

Partia ‘Zgjidhja’ nuk ka kërkuar besëlidhje, sepse kryetarët e partive të vjetra janë të pabesë, të korruptuar dhe burimi i krizës shqiptare, por ka bërë thirrje për një Pakt Kombëtar që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, pavarësisht mllefeve, xhelozive, përçarjes dhe urrejtjes që kanë mbjellë në popull partitë e vjetra.

Kjo është vetmja rrugë. Protestat nisën edhe një vit më parë, por u venitën sepse PD-ja nuk kishte dhe nuk ka kauza popullore, ndërsa beteja me deklarata nga frëngjitë e institucioneve të shtetit vetëm sa e mban në këmbë krizën, nuk e kuron, por e rëndon edhe më shumë, duke rrezikuar zhbërjen e vendit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...