Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku njoftoi se ka firmosur shkarkimin e 8 drejtoreve te burgjeve dhe hapjen e konkursit per emerimin e 23 drejtuesve te rinj te burgjeve.

Ministrja Etilda Gjonaj i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit Meta i cili pak më parë kërkoi dorëheqjen e saj duke i lënë afat deri ditën e hënë.

Gjatë një konference për shtyp Meta tha se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Gjonaj shkruan se kjo është një marrëzi e radhës e presidentit.

Ajo thekson se është e gatshme të përgjigjet në mënyrë ligjore dhe shton se sa për dorëheqjen ‘zotëria ka të drejtë të përgjigjet vetëm për atë të tijën’.

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!”, shkruan Gjonaj.

PUBLICITET